Shembet hyrja e kishës së Shën Marisë në fshatin Barmash të Kolonjës.
Degradimi i Kishës e cila është Monument Kulture i kategorisë së parë ka filluar prej vitesh dhe konsiderohet thuajse e pamundur rikthimi i kësaj kishe në gjendjen e mëparshme.
Më parë kanë qenë të shembura pjesët murale dhe të çatisë, por tanimë edhe me shembjen e hyrjes, kisha e Shën Mërisë kërkon ndërhyrje nga institucionet për të bërë të mundur shpëtimin e vlerave të këtij objekti.