Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet akuzave të Berishës: Në Dibër po garoni me kandidatin e Manjës


Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për kandidatin e Dibrës, i cili tha sot në një takim në Dibër se “Krahas tij, kemi dhe kandidatin e Lul Bravës, të cilit Edi Rama me gjykatës e policë në një akt të shëmtuar i ka dhënë logon e PD dhe përpiqet t’iu mashtrojë juve se jeni Partia Demokratike”.

Në një postim të publikuar në “Facebook”, PD thotë se “Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqëson korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manja dhe po punon për të”.

“Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.

Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën” thuhet në reagimin e PD.