Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Unë mezi po e pres 24 korrikun


Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se mezi e pret datën 24 korrik, datë kur mbaron edhe mandati i tij si kreu i shtetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka risjellë në vëmendje deklaratat që bëri një ditë më parë në një intervistë në “RTSH”.

Ai thotë se Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë.

“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë!

Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.

Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer.

Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022.”- shkruan Meta.