Vendosni fjalën kyçe....

Selia blu publikon videon: Berisha kërkon vota për logon e LSI-së dhe sulmon Logon e PD-së


Partia Demokratike ka sulmuar përsëri sot ish-drejtuesin e saj dhe ish-kryeministrin Sali Berishën, duke i kujtuar atij statusin “non grata”. Në deklaratën e PD-së thuhet se Berisha po kërkon vota për LSI-në dhe sulmon selinë blu.

Në postimin në “Facebook” të PD-së, shkruhet se Berisha po gënjen e mashtron dhe se çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për kryeministrin Edi Rama.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli, aq më shume gënjen e mashtron.

Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit. Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.”– shkruhet në deklaratën e selisë blu.

Sjellim ndërmend se edhe pse KQZ nuk pranoi regjistrimin në garë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i LSI-së dhe PDK-së po garon në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit me kandidatët e dalë nga primaret e thirrura nga ish-kryeministri Berisha.