Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor ku komentoi zhvillimet e hetimeve të këtij komisioni.
Shalsi tha se shpeshherë kryetarja e komisionit merr rolin e gjykatësit ose prokurorit.
Sipas tij këto veprime të deputetëve në Komision mund të dëmtojnë procesin e hetimit në SPAK.
“Është me rëndësi që kryetari i Komisionit të jete i paanshëm , ne kemi parë një kryetar që shpeshherë merr rolin e gjykatësit dhe të prokurorit dhe bën të mundur të ketë një ecuri normale. Unë e thash që e kemi mbështetur , por nuk duam të dalim nga binarët. Ne kemi përgjegjësi. A janë vërtet të interesuar që drejtësia të bëjë punën e saj, deputetët e opozitës, pasi shumë nga qëndrimet e tyre mund të cënojnë procesin hetimor. Kemi pasur raste ku është insistuar të pyetet një dëshmitar, ku organet e hetimit i kanë kërkuar të mos japë deklaratë askund“-dekalroi Shalsi.