Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore me Zvicrën.
Nga marrëveshja do përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë të cilëve nuk do i humbasin asnjë ditë kontributet.
Nënshkrimin e marrëveshjes e ka njoftuar Ministrja e FInancave, Delina Ibrahimaj.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.
Janë rreth 2,000 shtetas shqiptarë, të cilët do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”-shkruan Ibrahimaj.