Një zjarr për shkaqe të panjohura ka rënë në orët e para të së premtes, në kuvertën 3 të tragetit që lundronte nën flamurin italian, në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa, gjatë rrugës nga Igumenica në Brindisi me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas informacioneve që përcillen nga Zougla kapiteni i varkës ka kërkuar menjëherë të largohet nga anija dhe në një kohë të shkurtër është evakuuar duke përdorur varkat e shpëtimit. Raportohet se ka një pjesëtar të ekuipazhit të plagosur lehtë.
Në vendngjarje kanë shkuar fregata Hydra dhe tre helikopterë, pesë mjete të Gardës Bregdetare dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane.
Pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nënsekretari i Transportit, Kostas Katsafados, duke folur për SKAI-n, tha se në vendngjarje përveç anijeve të Marinës Greke ka edhe forca ajrore.
“Udhëtarët janë të gjithë mirë, kanë hipur në varkat e shpëtimit dhe ka filluar grumbullimi i tyre”, tha zëvendësministri, duke sqaruar se pozitive është se ka kushte të mira atmosferike që lehtësojnë punën e shpëtimtarëve.
Duke folur për MEGA pak më vonë, zoti Katsafados, pasagjerët me siguri do të transportohen drejt Korfuzit.
“Të gjithë pasagjerët do të transportohen në Korfuz me traget”, tha për radion SKAI guvernatori i Ishujve Jon, Rodi Kratsa. Megjithatë, sipas informacioneve të tjera pasagjerët dhe ekuipazhi janë nisur drejt Korfuzit me varka shpëtimi.