Vendosni fjalën kyçe....

Balla hap fushatën e PS-së në Lushnjë: Do e shërojmë plagën që la Saliu dhe Luli


Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka hapur sot zyrtarisht fushatën për bashkinë e Lushnjës.

Balla shprehu vlerësimet e tij për kandidaten e PS-së Eriselda Sefa, MEs të tjerash Balla nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës, duke përfshirë këtu si kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Këtij të fundit Balla i kujtoi masakrat që kanë ndodhur gjatë 97-ës në Lushnjë. Sipas tij në Shqipëri duhet të ketë standarde që në momentin kur shpallesh non-grata nga SHBA, ky person largohet automatikisht nga politika. Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës ndaj qeverisë, ai theksoi se PS nuk merr në mbrojtje askënd.

“Faleminderit Lushnjës, që është bashkia e 7 më e madhe në vend. Mirënjohje popullit të Lushnjës për mbështetje të përhershme. Ne hapim në 6 mars një font të ri për Bashkinë e Lushnjës. Unë i pari nuk jam shumë i kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Do të duhet të kishim bërë shumë gjëra. Një pjesë e të ardhurave të shtetit iu drejtuan familjeve që ngelën të pastreha. Edi Rama meriton një falënderim kombëtar për mënyrën se si arriti që të menaxhonte dy sfida të mëdha. Në një kohë të shkurtër gjeti fondet. Konferenca e donatoreve të 17 shkurtit ishte momenti kur Shqipëria siguroi një pjesë fondi që shkuan për zonat e tërmetit. Më pas erdhi momenti i pandemisë. Çdo rrugë kalon përmes Lushnjës. Do të shkosh në lindje, në jug, do kalosh në Lushnjë.

Kam dëgjuar këto ditë ata të krahut tjetër që janë bërë si zogjtë se s’dinë nga shkon se ankohen se ARRSH po vendos rregulla striktike për hyrjet dhe daljet në autostrada. Po a ka gjë më të rëndësishme se jeta e njerëzve. Sa jetë janë humbur në autostradën që lidh Lushnjën dhe Fierin? Vetëm nga aksidentet që lidhen me këmbësorët.

Ne do e bëjmë, do e shërojmë plagën që la Saliu dhe Luli. Rama i ka kërkuar plan për menaxhim të gjithë kryetarëve të bashkive. Veç një se kemi ne dhe ai është modeli më i keq. Se si menaxhohet Shkodra s’ka bashki në vend. S’po ndalem te kandidatët, te ai i Ilirit dhe i Berishës apo i Lulit. Kriter që të zgjidhesh nga Luli, duhet të jesh gjumash. Populli i Lushnjës nuk mund të përdoret nga askush. Nuk është përdorur asnjëherë. Kush mendon se ka një votë për t’ia kundërvënë SHBA-ve, unë mendoj se e ka gabim. Nuk ka në Lushnjë votë për t’ia dhënë SAliut që ta përdori si mish për top kundër SHBA. Në Shqipëri duhet të kesh standarde që në momentin kur shpallesh non-grata nga SHBA, ky person largohet automatikisht nga politika. Berisha nuk ka asnjë të drejtë që të keqpërdorë qoftë dhe një votë. Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsyen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë.

Sa për atë burgun, ne nuk fusim në burg njeri. Në burg fut drejtësia. Edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtuese apo dhe veprimet e SPAK dhe drejtësisë së re, tregojnë se PS është investuar me mbështetjen e saj për një sistem drejtësie të pavarur. Ku arrestohen ish-ministra, kryetarë bashkie. Fakti tregoi se para 7 muajsh Rama shkarkoi kryetarin e bashkisë së Lushnjës. Ne nuk morën në mbrojtje askënd. Siç bëri Luli me Mziun. Shkonte Luli në mëngjes i çonte supën dhe më pas Aldo Brumçi i çonte kafen dhe më pas shkonte Saliu i çonte darkën, Ky është standardi i tyre. Ne nuk mbarim në mbrojtje askënd. Ky është sistemi i drejtësisë që kemi mbështetur.”– deklaroi Balla.