Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqani kanë zhilluar një protestë mbrëmjen e sotme kundër prishjes së banesave.
Ata kanë paralajmëruar se do i mbrojnë pronat me çdo kusht ndërsa më 22 shkurt kanë njoftuar se do mblidhen sërish të gjithë bashkë për të mos lejuar prishjen e banesave.
Po kështu ata kanë paralajmëruar se do nisin një grevë kundër prishjes së banesave. Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit protestojnë prej disa javësh kundër prishjes së shtëpive që preken nga Unaza e Madhe e rindërtimi.
Ata e kundërshtojnë projektin e bashkisë dhe të qeverisë të cilin e cilësojnë si korruptiv.
Banorët ata kanë kërkuar dokumentacion të rregullt mbi atë që do marrin duke pohuar se deri tani nuk kanë asnjë të tillë në dorë po vetëm premtime më fjalë. Ata kanë zhvilluar disa protesta edhe para parlamentit e para ambasadës amerikane.