Vendosni fjalën kyçe....

Basha e nis fushatën në Shkodër me selfie: Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe Vllazninë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur sot zyrtarisht nga Shkodra fushatën për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Përpara se të mbante një fjalim para qytetarëve shkodranë, si fillim Basha bëri një selfie me ta duke shpjeguar se donte të ruante momentin. Ai e quajti Shkodrën kryeqendrën e Kombit.

 “Po e nis me një selfie se kam iluzionin se selfie, fotografia, do ta kujtojë dhe do ta ruajë, do ta përjetësojë këtë moment mahnitës, këtë moment të mrekullueshëm. Këtu në këtë kryeqendër, ku çdokush që flet shqip i thotë kryeqendra e Veriut, por në fakt është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, vlerave, spirancës së kombit, udhëtimit tonë drejt destinimit tonë perëndimor.”- tha Basha.

Më tej gjatë fjalës së tij Basha shtoi: “Vëllezër dhe motra, dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë. Them se nuk ju njoh pak, por duke u njohur mirë, duke parë se si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh, që kur kam qenë fëmijë, mund ta them para jush se askush nuk i rren dot shkodranët. S’i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite dhe askush tjetër me asnjë marifet.”