Mediet ruse rapotojnë se një predhë dyshohet se ka shpërthyer në territorin rus, afër kufirit me rajonin e Donbasit të Ukrainës të shkatërruar nga lufta.
Të shtunën, agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti shkroi se një burim policor në rajonin jugor të Rostovit kishte bërë me dije se autoritetet po reagonin pas një shpërthimi në një komunitet rural në zonë.
“Shpërthimi ndodhi në orën 4 të mëngjesit, 300 metra larg një shtëpie në fshatin Mityakinskaya.”- tha zyrtari, citon RT.
Incidenti thuhet se ka ndodhur një kilometër nga kufiri me Donbass, pjesa më e madhe e të cilit kontrollohet nga dy republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Lugansk. Ende nuk ka të dhëna nëse ka viktima apo dëme në terren.
Ushtria ukrainase dhe liderët nga dy rajonet lindore të shkëputura kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardime masive në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, me një rritje të mprehtë të përleshjeve të raportuara gjatë disa orëve të fundit.
Udhëheqësit në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luganskut njoftuan se do të fillonin evakuimin e civilëve në Rusi të premten, në përgjigje të asaj që ata pretendojnë se është një përshkallëzim i armiqësive. Është e paqartë se sa njerëz do të zhvendosen ndërsa të dy rajonet deklaruan se po mobilizonin forcat e tyre të armatosura dhe po thërrisnin njerëz të aftë për një konflikt të mundshëm.