Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i ambasadorit britanik: Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë të drejtë, pa intimidime


Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me nisjen zyrtarisht sot të fushatës për zgjedhjet lokale të 6 Marsit.

Ambasadori britanik Alastar King-Smith thotë se qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë pa intimidime. Ai inkurajon të gjithë votuesit të marrin pjesë në zgjedhje.

“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë.
Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.”– thuhet në njoftimin e Ambasadës.