Partizani nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një pikë në sfidën ndaj Vllaznisë të luajtur pasditen e sotme.
Kryeqytetasit e trajnerit Mehmeti kanë barazuar në pjesën e dytë me anë të Carës ndërsa shkodranët kishin shënuar më herët në pjesën e parë me anë të Latifit.
Duhet thënë se Vllaznia ka luajtur gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Hakajt.
Pas këtij barazimi Partizani mbetet në vendin e pestë ndërsa Vllaznia një pozicion më lart.
‘Të kuqtë’ duket se e kanë praktikisht të pamundur të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës sezonin që vjen ndërsa Vllaznia është në pozita më të mira për sa i përket këtij objektivi.