Kandidati i PD-së Xhemal Bushati ka shpjeguar programin e tij emergjent me të cilin shprehet se do të punojë nëse zgjidhet për të drejtuar Shkodrën.
Gjatë fjalës së tij, Bushati tha se ky Program Emergjent për zgjidhjen e problematikave të shkodranëve është haruar mbi tre objektiva qendorë: Emergjencë, Shërbejmë sot dhe Projektojmë për nesër.
Bushati tha se nuk ka një shkop magjik për të ndryshuar jetët e qytetarëve, megjithatë shprehet i bindur se qytetarët do ta votojnë për dëshirën dhe kurajon e tij. Shkodra sipas Bushatit do të projektohet si qyteti që kujdeset për shtresat në nevojë, si qyteti me taksa të ulura dhe qyteti që ofron punësim dhe shkollim cilësor.
“Në këtë moment përcaktues për Shkodrën, vizioni im për të ndryshuar dhe zhvilluar këtë qytet bazohet në një plan konkret, me objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme. Ky vizion, megjithë kohën e shkurtër, është hartuar mbi tre objektiva qendorë: Emergjencë, Shërbejmë sot dhe Projektojmë për nesër.
❖ Përmirësimi i infrastukturës, sinjalistikës dhe qarkullimit rrugor në Shkodër, disiplinimi dhe sistemimi i tij, është një nga prioritetet ku plani i emergjencës do të zbatohet duke drejtuar efektivisht burimet njerëzore dhe mirëmenaxhuar ato financiare.
❖ Emergjenca për një qytet më të pastër dhe mbetje e kanalizime të sistemuara, kërkon dhe do të ketë ndërhyrjen e menjëhershme në menaxhim, dhe vendimmarrje të përbashkët.
❖ Rishikim, rishpërndarje dhe korigjim të buxheteve në ato sektorë ku janë adresuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke i ardhur në ndihmë e mbështetjen qytetareve në nevojë.
❖ Mbështetje të dedikuar fermerëve me konsulenca dhe përgatitja e dokumentacioneve për subvencionet për fermerët lehtësuar proçedurave administrative,
Ndërtimi i tregjeve të reja dhe sistemimi i tregjeve bujqësore, rehabilitimi dhe vënia në funksionim i sistemeve ujitës në tokat bujqësore, tërë sistemit ujitës të tokave bujqësore. Ofrimi nga bashkia i mundësisë për bërjen e plan rilevimeve për procesin e regjistrimit të pronave bujqësore.
Ka disa që mund ta mendojnë të shkurtër këtë mandat për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Por unë jam këtu t’ju siguroj se qoftë dhe një ditë të vetme mjafton për të nisur punët për së mbari, për të ndihmuar dhe qëndruar pranë halleve dhe problemeve të qytetareve që në të gjjthë këtu i njohim kaq mirë. Unë nuk premtoj mrekulli, sepse bash me votën tuaj kam drejtuar këshillin bashkiak të qytetit. Dhe modeli im i punës, i bashkëpunimit dhe respektit ndaj qytetarëve do të jetë ai që ju keni parë nga unë.
Unë nuk premtoj se kam një shkop magjik për të ndryshuar jetët tuaja. Por jam i sigurt se do më besoni drejtimin e qytetit pasi keni parë dhe prekur dëshirën, forcën, kurajon time për t’u përballuar me të gjjthë vështirësitë vetëm e vetëm që të jem në krah të qytetarëve.
Unë jam baba i 3 fëmijëve që Shkodrën e kanë të dashur ndoshta pak më shumë se unë. E di dhe e kam prek dhimbjen e familjeve shkodrane duke parë që çdo ditë fëmijët largohen jashtë. Ndaj është dhe përgjegjësia ime për t’ju ofruar të rinjve dhe të rejave, fëmijëve tanë që të kenë ëndrra dhe aspirata të reja. Për t’ju siguruar atyre arsimin dhe punësimin cilësor, mundësi dhe shanse që burojnë nga merita dhe puna.
❖ Hartimi i projekteve për të cilat unë do të punoj në bashkëpunim të ngushtë me intelektualët, të rinjtë, bisnesin, qytetarët dhe për realizimin do të projektojë Shkodrën e të ardhmes.
Shkodra do të projektohet si qyteti që kujdeset për shtresat në nevojë, si qyteti me taksa të ulura dhe qyteti që ofron punësim dhe shkollim cilësor në përputhje me kërkesat e tregut rajonal, Shkodra e së ardhmes do të jetë qyteti i kulturës që ruan, zhvillon dhe promovon tradidën dhe trashëgiminë e kulturës dhe Shkodra qyteti i turizmit.
Standarti i transparencës përmes të cilit çdo qytetar do të gëzojë të drejtën e informimit mbi aktivitetin e kryetarit të bashkisë dhe të gjithë administratës, të informimit të shpenzimeve dhe investimeve, ndërveprimi i qytetarëve për propozime, vendime apo ankesa dhe ofrimi i shërbimeve sa më pranë qytetarëve, është një angazhim për të bashkëdrejtur me qytetarët bashkinë e Shkodrës.”- tha Bushati.