Në 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Partia Demokratike, ka ngritur stendën për firmosjen e peticionit për dekomunistizimit.
Peticionin ka shkuar ta firmosë edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të PD-së.
Basha kujtoi edhe historinë e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës duke thënë se ka qenë i pranishëm në shesh në rrethana të çuditshme.
“Kjo është domethënia e 20 shkurtit. Rrëzimi i diktaturës. Besoj jemi të gjithë bashkë për të firmosur peticionin. Është një ditë e veçantë. Është dita kur u ngritën bashkë, studentë, intelektualë për të rrëzuar statujën e Enver Hoxhës. Ajo që kemi arritur më 20 shkurt është e pjesshme. Përpara se të nënshkruaj peticionin, dua të ndaj tre mesazhe me rastin që na jepni si institucion. Dhe me ndihmën e partnerëve gjermanë, së pari duke qenë se kjo ditë e veçantë i takon shqiptarëve. Është një ditë kremtimi e rrëzimit të simbolit të diktaturës. Së dyti, përveç përshëndetjes për qytetarët shqiptarë, një falënderim për protagonistët, ata që e frymëzuan këtë akt, të bërin lajmin e parë me 20 shkurt 1991 kishin lajmin e rrëzimit të diktaturës dhe shtatoren e Enver Hoxhës. U kryen krimet nga më monstruoze ndaj shqiptarëve, mbi 6000 të vrarë, mbi dhjetra të tjerë të internuar në burgje. Regjim që u fut brenda familjeve shqiptare, i shkuli me rrënjë nga shtëpitë e tyre, i hodhi kundër njëri-tjetrit në emër të kultit të individit.
Kam qenë këtu në këtë shesh,. Kam mbërritur në një rrethanë të çuditshme. Dita nisi si një takim mes studentëve në Qyteti Studenti. Erdhi duke u bërë më e madhe me përfshirjen e qytetarëve të Tiranës. Pati një thirrje nga Rajmonda Bulku, që vajzat t’i kërkonin Presidentit heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti. Kam mbërritur këtu në orën 13:30. Familja ime ndodhej këtu në katër anë të sheshit. Asnjë prej nesh nuk e dinte që ishim këtu. Im atë kishte ardhur nga puna. Si familje biologjike ishim të shpërndarë. Që prej nisjes së protestës, deri tek festimi i këtij momenti dhe çuarjes së shtatores së diktatorit, ne ishim bërë të gjithë një familje. Kulti i individit shkatërron” – tha Basha.