Kreu i PD-së Basha ka thënë sot nga Kamza se në vend që demokratët të merren me keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Rama duhet të merren edhe me një grup njerëzish që ‘vijnë vërdallë, shpifin e gënjejnë’ duke nënkuptuar grupin e ish-kryeministrit Berisha.
Ai shtoi më tej se ka vetëm një PD dhe se forca që drejton ka marrë vendime të mëdha në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
“Në mes të kësaj beteje me qeverisjen e Edi Ramës duhet të merremi me ca njerëz që vijnë vërdallë, shpfin e gënjejnë dhe denigrojë këdo që nuk mendo si ata. Janë një grusht i vogël njerëzish, që kanë kaë përfituar sa herë PD-ja ka qenë në pushtet. Masakra e 25 prillit është fatkeqësi kombëtare. Detyra jona është që këtë zemërim ta kthejmë në kapital politik për të marrë shumicën dërrmuese të shqiptarëve me vete. Këtu s’ka vend për paqartësi. Ka një PS, ka një LSI ka një dhe vetëm një PD. Kjo PD ka marrë vendime të mëdha me legjitimet të plotë për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës, për të zgjedhur të ardhmen.” – tha Basha.