Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Gledis Nanos: Policia të dorëzojë të dhënat e TIMS-it të udhëtimeve të pronareve të inceneratorëve me ministrat


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi gjatë bashkëbisedimit me median nga selia blu për çështjen e inceneratorëve tha se Komisioni Hetimor deri më tani nuk ka administruar dy gjëra lidhur me aferën.

Të dhënat e sistemit TIMS të pronarëve të inceneratorëve për udhëtimet me ministrat, si dhe llogaritë bankare.

Dy gjëra nuk kemi marrë nga ky komision, të dhënat nga TIMS të cilat provojnë udhëtimet e anëtarëve të qeverisë me pronarët e inceneratorëve. Nuk kemi marrë llogaritë bankare. Këto të fundit janë zbardhur. Ishin jashtë fuqisë tonë për t’i marrë”-tha Tabaku.

Pas fjalës së Tabakut, kryedemorkati Basha i bëri thirrje Gledis Nanon, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, t;i vërë në dispozicion Komisionit Hetimor, të dhënat e TIMS-it për udhëtimet mes ministrave dhe pronarëve të inceneratorëve.

Gjej rastin t’i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, nuk mund të mohojë Policia e Shtetit aksesin në informacionin e kërkuar nga komisioni hetimor të lëvizjes së personave për të cilët është bërë kërkesa. E di po kështu nga informacionet e ardhura në PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por është bërë me urdhër politikë nga lart. Gledis Nanos i bëj thirrje që prej ditës së hënë, e di se sa kollaj është për t’i kthyer përgjigje komisionit hetimor, dhe t’i thuhet nëse këta ministra ose persona kanë udhëtuar sëbashku në tokë, det apo ajër, apo sa herë kanë udhëtuar. Mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit, përbën një diskreditim të këtij institucioni”-bëri thirrje kryetari i opozitës.