Një 63-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë pasditen e sotme.
Personi me iniciale A.S. është rrëzuar teksa ecte me motor.
Dyshohet se se atij i ka rënë infarkt gjatë drejtimit të motorit.
Njoftimi
“Sot rreth orës 17:10, në fshat Gjazë, Lushnjë, shtetasi A. S., 63 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.”