Një person është arrestuar më urdhër të prokurorisë speciale. Bëhet fjalë për Elton Goskovën, i njohur ndryshe si ‘Reqi i 5 Dyqaneve në Korçë’.
Ai dyshohet se ka bashkëpunuar në ekzekutimet e Vajdin Lames, Artan Arsit e Klodian Saliut në vitin 2005, shkruan Shqiptarja.
Goskova është ndaluar në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’. Lidhur me vrasjet e Lames, Arsit e Saliut, SPAK ka çuar për gjykim Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën e pesë persona të tjera.