Gjendet pas dy ditësh nga rënia e zjarrit në tragetin e linjës Brindisi-Igumenicë, një prej pasagjerëve që rezultonte i zhdukur.
Sipas mediave greke, i riu është gjetur në një nga skajet e tragetit. Pasi u zbulua nga forcat e shpëtimit, ata vendosën një shkallë në anije.
I mbijetuari u largua me një nga varkat e shpëtimit dhe u dërgua në spital. Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë mbeten akoma 11 persona të cilët rezultojnë të zhdukur. Mbi 270 persona arritën të shpëtojnë nga trageti që u përfshi nga flakët.