Kompania amerikane ‘Jeep’ ka bashkëpunuar me Razor Scooter për të zbuluar një e-skuter elektronik.
‘Jeep RX200’ miqësor me mjedisin, i cili vjen në ngjyrën jeshile ushtarake, është projektuar për të përshkuar terrene të ndryshme me goma pneumatike 8 inç, të mbushura me ajër, duke lejuar një shpejtësi maksimale mbi 20 kilometra në orë.
Ai është i pajisur me një platformë të gjerë në këmbë dhe timon të lartë.
“Razor është gjithmonë në kërkim të mënyrave krijuese për të emocionuar ngarësit dhe për të ofruar një aventurë emocionuese,” tha Jim Wagner, president i Razor.
“Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me markën ikonike Jeep për të krijuar RX200, i cili është mjaft i fuqishëm për të eksploruar terrene të ndryshme.” – shtoi ai.
RX200, i cili ka një çmim prej 499 dollarë, nuk ka një distancë zyrtare në kilometra, por kompania thotë se mund të shkojë deri në 40 minuta udhëtim me një karikim.