Vendosni fjalën kyçe....

Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945


Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, tha kryeministri Boris Johnson.

Deklaratë Johnson e bëri për Sophie Raworth në një intervistë në BBC: “Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar“.

Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev, tha Johnson.

Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” tha ai.

Kryeministri po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se midis 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi fqinje – por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

Johnson gjithashtu tregoi se Britania e Madhe do të sillte sanksione edhe më të gjera kundër Rusisë se sa ishin sugjeruar më parë.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të ndalonin kompanitë ruse “tregtimin në paund dhe dollarë” – një veprim që ai tha se do të “godiste shumë” ndikimin e tij.

Sanksionet e mëparshme të sugjeruara nga ministrat përfshijnë zgjerimin e gamës së njerëzve dhe bizneseve ruse që Britania e Madhe mund të godasë.