Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja u bashkohet në protestë banorëve të 5 majit: Bashkohuni kundër qeverisë


Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të zonave të ‘5 majit’, Laprakë dhe Paskuqanit.

Lubonja u ka bërë thirrje banorëve për bashkim kundër qeverisë, duke e cilësuar atë si bandë kriminale.

“Kam ardhur këtu për solidaritet edhe për të ndarë dy fjalë me ju. Këtu është e qartë se gjithë këto shtëpia është ndërtuar me djersën tuaj, disa thonë i kanë zaptuar tokat e disa i kanë blerë.

Ky projekti që shikoj unë këtu dhe që do të vazhdojë, është një projekt kriminal dhe që po kërkon të pastrojë paratë e krimit dhe ju ka vënë ju rruspat për të pastruar paratë. Ju jeni një pjesë, pasi ëstë një problem që përfshin gjithë Shqipërinë.

Një fjalë e vjetër popullore thotë: Çfarë shikon në kodër, prite në votër.

Me sa e shikoj unë këtë punë, kjo bandë kriminale punon me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz, atë që shikojnë në kodër, thotë s’po vjen tek unë, por nesër mbërrin.

Kur Ulisi me shokët e vet u fut tek ciklopi dhe nisi ti hajë një e nga një, kur ky shkoi për ti dhënë diçka se bëri planin për ta eliminuar, i tha; ty do të të ha të fundit. Dhe ideja është që një pjesë pret që ti hajë të fundit. Ai nuk pranoi atë dhe bëri planin për të shpëtuar.

Ne duhet të ishim të gjithë këtu, për të ju mbrojtur jo vetëm juve, por të gjithë Shqipërinë nga kjo bandë e pastrimit të parave që ka nisur me nisjen e kullave në mes të Tiranës dhe po vazhdon në të gjithë vendin”-tha Lubonja.