Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon konkluzionet e ditës së katërt të Komisionit për Inceneratorët: Zoto pagoi 23 mln euro kompanitë e tij


Partia Demokratike ka publikuar konkluzionet e ditës së katër të mbledhjes së Komisionit Hetimor për inceneratorët.

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama. Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë”-shkruan PD.

Konkluzionet:

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer.

Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion leke për paga të cilat paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit

Administratorit të Fierit thotë se nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, në pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit ka bërë ofertën e pakërkuar për inceneratorin  e me pas ia shet kompaninë Klodian Zotos

Pjesë e garës ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksionar Ministri i z. Arben Ahmetaj.

Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë

Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vetë bëjnë auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi.

Janë paguar 23 milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.