Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka pohuar se arritja më e madhe politike e shekullit të 20-të ishte krijimi i shtetit të Izraelit.
Ajo përsëriti angazhimet e Uashingtonit ndaj vendit gjatë një vizite të një delegacioni të kongresit në Jerusalem para pak ditësh.
Ajo theksoi se lidhjet e saj me shtetin hebre ishin personale si dhe politike, pasi babai i saj, kongresmeni Thomas D’Alesandro Jr., ishte ‘një kampion për krijimin e shtetit të Izraelit’, tha ajo në komentet pas takimit me homologun e saj izraelit.
“Arritja më e madhe politike e shekullit të 20-të ishte krijimi i shtetit të Izraelit. Dhe jam shumë krenare që Amerika është aleati më i vjetër i Izraelit”, tha Pelosi.
Duke folur për shtypin së bashku me kryetarin e Knesset, Michael Levy, Pelosi u zotua të vazhdojë ‘përkushtimin dypartiak, për një lidhje të pathyeshme midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara’.
Ajo tha se të dy vendet qëndrojnë së bashku ‘në luftën kundër terrorizmit të paraqitur nga Irani’, përshëndeti ‘udhëheqjen e fortë të Izraelit në krizën Covid’ dhe përshëndeti ‘partneritetin SHBA-Izrael që adreson krizën klimatike, e cila përbën një kërcënim urgjent për shëndetin publik. sigurinë ekonomike dhe sigurinë kombëtare’.