Vendosni fjalën kyçe....

Putin ‘afrohet’ me Bolsonaron, e pret ndryshe nga sa bëri me Orban, Macron e Scholz (Video)


Jair Bolsonaro është personaliteti më i fundit i huaj që vizitoi Moskën këtë shkurt. Një ndryshim i dukshëm në trajtimin që presidenti brazilian mori nga nikoqiri i tij, presidenti rus Vladimir Putin, ishte se ata u ulën shumë pranë njëri-tjetrit, ndryshe nga sa kishte ndodhur me liderët e Hungarisë, Francës e Gjermanisë, më herët.

Presidenti rus mirëpriti mysafirin e tij nga Amerika Latine të mërkurën me një shtrëngim duarsh dhe u ul përballë një tavoline të vogël. Protokolli nuk është i ndryshëm nga mënyra se si priten zakonisht krerët e shteteve në Rusi, por ai ishte në kontrast të fortë me mënyrën se si u trajtuan disa të tjerë në fillim të këtij muaji.

 

Tryeza shumë e gjatë e Putinit për takimet me Orban, Macron e Scholz la një përshtypje të thellë në mediat ndërkombëtare dhe vetë personat në fjalë. Kryeministri hungarez thuhet se i tha mikpritësit të tij se nuk ishte ulur kurrë më parë në një tryezë kaq të gjatë.

 

E njëjta pamje u pa edhe në takimet e Putin me Macron e Scholz. Transmetimi zyrtar i videos nga dhoma u përqendrua a shumë në pamjet nga afër të dy liderëve, dhe jo në faktin se ata ishin vetëm në një tavolinë ku mund të uleshin lehtësisht një duzinë.

 

Megjithatë, stafi i liderit francez nuk mund të mos e paraqiste takimin si një lloj dueli të zhvilluar në tavolinë. Ndërsa vëmendja globale u tërhoq mbi takimin, i cili ndodhi në mes të një përplasjeje midis Rusisë dhe vendeve perëndimore mbi zgjerimin e NATO-s dhe Ukrainës, imazhet u përhapën si zjarr i furishëm.

 

Kishte shumë spekulime nëse kishte diçka më shumë se një masë paraprake e thjeshtë mbi Covid-19 Macron, sipas mediave franceze, refuzoi të dorëzonte lëngjet e tij trupore në Rusi për t’u konfirmuar që nuk ishte me Covid-19. Ai thuhet se nuk donte që ADN-ja e tij të binte në duart e rusëve, sipas Figaro dhe Reuters.