Laçi ka arritur një fitore ndaj Kukësit duke iu afruar edhe më shumë vendit të parë në Superligë.
Kurbinasit fituan me rezultatin 3-0 ndaj Kukësit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Malota e Akinyemi ndërsa në pjesën e dytë shënoi e Zulfiu në përfundim të lojës.
Me këtë fitore Laçi afrohet me 3 pikë me Tiranën që humbi sot ndaj Kastriotit.
Krutanët shënuan nga një gol për çdo pjesë. Kaina në minutën e 15 dhe 85 i dhanë fitoren Kastriotit.
Ndërsa bardh e blutë shënuan golin e vetëm me Nikqin në minutën e 88.
Me këtë fitore Kastrioti ngjitet në vendin e parafundit, ndërsa Tirana mbetet në kryet të Superligës.