Kryebashkikau i Tiranës në fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku prezantoi në Rrogozhinë Edison Memollën, foli me superlativa për Kryeministrin Edi Rama.
Veliaj e konsideroi Ramën një lider global “që merr vendime të rëndësishme për botën”.
“Kryeministri jonë është në arenat kombëtare që nuk merr vetëm vendime të rëndësishme për vendin, por edhe për botën. Sot Tirana është kryeqyteti i Rinisë. Sot kemi ministre që bëjnë punë fantastike, si Bora”-deklaroi Veliaj.
Veliaj i bëri deklaratat për Ramën në kontekstin e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit, mandat që e mori këtë vit me një kohëzgjatje dy vjeçare.