Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i NATO-s jep kornizën e re kohore të sulmit rus ndaj Ukrainës


Ushtria ruse do jetë gati për të nisur një pushtim të Ukrainës në gjysmën e dytë të shkurtit.

Në një deklaratë të bërë mesjavën e shkuar, shërbimi i inteligjencës së jashtme të vendit anëtar të NATO-s vlerësoi kur ata besojnë se Moska mund të urdhërojë një sulm.

“Në vlerësimin tonë, Forcat e Armatosura Ruse janë të gatshme të nisin një operacion ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës nga gjysma e dytë e shkurtit”, thuhej në njoftim.

“Pasi të arrihet gatishmëria ushtarake, kërkohet vetëm një vendim politik për të nisur operacionin.”

Sipas departamentit, nga vjeshta deri në fillim të vitit 2022, Moska ka mobilizuar 150,000 trupa në kufirin ukrainas, duke vendosur njësi dhe aftësi nga të gjitha rrethet e saj ushtarake, duke përfshirë Lindjen e Largët, dhe të 12 ushtritë. Ky është grumbullimi i vetëm më i madh ushtarak nga Rusia në 30 vitet e fundit.

Vlerësimi i Talinit vjen pasi zyrtarët perëndimorë dhe organet e medias raportuan se Moska mund të japë miratimin për një ofensivë më 15 ose 16 shkurt. Tabloidi britanik The Sun shkroi të martën se ‘një sulm i madh dhe 200,000 trupa’ do e priste Ukrainën në orët e para të së mërkurës, gjë që nuk ka ndodhur ende.