Mes Ministres Belinda Balluku dhe kryetares së Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku ka ndodhur një debat lidhur me çështjen e djegësve të mbeturinave.
Debati filloi kur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ironizoi Kuvendin e PD-së të 18 dhjetorit lidhur me numrin e pjesëmarrësve.
Tabaku iu kundërpërgjigj duke i thënë se nga padia e PD-së për inceneratorët është një ish-ministër në burg.
Debati:
Balluku: S’më dilte kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lërë fjalën. Me gjithë respektin për shikimin, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që më 5 mijë veta.
Tabaku: Me 7X7= 42 ka kaluar në burg. Ta shohim një do shkojë njeri tjetër në burg apo jo.
Balluku: Nëse merrni përsipër me qetësi olimpike dhe të flisnin për 430 mln në një mënyrë sikur këto keni të kapura me presh vjedhjet. Por ky është abstragim.
Tabaku: S’e keni.
Balluku: mos e shtyp atë mikrofonin se e ke në dorë, por i bie që në ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani.
Ndërhyjnë deputeti i PD: Aty e ke mendjen ti..
Balluku: Aty e kam mendjen