Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Laprakës protestë para ARRSH-së: Do futemi në grevë urie, projekti i Unazës së Madhe është devijuar


Dhjetëra banorë të Laprakës e Paskuqanit kanë zhvilluar sot një protestë para Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ata kanë zhvilluar një takim me një përfaqësues të institucionit.

Banorët kanë kërkuar informacion mbi projektin e Unazës së Madhe që prek banesat e tyre.

Ata kanë deklaruar pas takimit se nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me shqetësimet e tyre. Banorët kanë deklaruar se do ketë hapa të tjerë lidhur me kërkesat e tyre nëse shqetësimet që kanë bien në vesh të shurdhër.

Disa ditë më parë po edhe sot ata kanë paralajmëruar se banorët mund të futen në grevë urie dhe s’e nuk pranojnë banesa sociale.