Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon ndaj Yuri Kim: Përfaqëson mafien e Sorosit, përkthen në anglisht deklaratat e Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha në fushatën e zhvilluar në Shkozet reagoi edhe ndaj deklaratës së Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha e quajti Ambasadoren përfaqësuese të mafies së Xhorxh Sorosit që “si guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme zgjedhore”.

“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë.”-tha Berisha.