Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e fortë e ish-ministrit të Financave në Komision: Unë isha kundër inceneratorit të Elbasanit, nuk ishte në përputhje me ligjin


Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili ishte i thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin e Inceratorëve ka deklaruar se ai ka qenë kundër projektit të Inceneratorit të Elbasan.

Kjo sepse sipas tij nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligjin. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar informacion për kompaninë.

“Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore. Është normale që ne të kryenim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçante lidhur me djegësin e mbeturinave ose inceneratorin.

Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se 3 janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe natyrshëm kemi thënë që nuk është brenda këtyre, prandaj kemi thënë që merreni dhe gjeni një nga tre mënyrat.

Po ashtu kërkojmë edhe të dhëna për firmën e që ne e shikojmë tek kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë apo jo lidhur me investimin.”– ka deklaruar Cani.