Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmitarja para komisionit për inceneratorin e Tiranës: Erdha vetëm për respekt, SPAK na ka lënë porosi të mos themi asgjë


Një nga dëshmitaret e thirrura për të dëshmuar në komisionin parlamentar për inceneratorët ka deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë me porosi të SPAK-ut.

Valbona Ballgjini është thirrur për të dëshmuar në cilësinë e ish-kryetares së komisionit për inceneratorin e Tiranës.

Aktualisht punonjës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ajo ka deklaruar se nuk mund të thotë asgjë për të mos prishur sekretin hetimor.

“Jam thirrur disa herë në SPAK. Ju kërkoj ndjesë. Në momentin që jemi thirrur në SPAK na është dhënë porosi dhe na është lënë detyrë që asgjë nuk duhet të dalë përtej asaj se çfarë është diskutuar atje. Unë kam ardhur sot në respekt të këtij komisioni, në respektin tuaj, në respekt të punës suaj por nuk mund të jap asnjë detaj në lidhje me këtë procedurë duke qenë se kam qenë e thirrur në SPAK dhe më është thënë se është pjesë e sekretit hetimor. Çdo gjë e dalë nga atje prish një hetim që është në ndjekje nga SPAK.” – tha ndër të tjera Ballgjini.