Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Rinas kamerunasi me lastra për prodhimin e eurove dhe 279 mijë euro të printuara


Një shtetas kamerunas është kapur në aeroportin e Rinasit me një valixhe me euro false të printuara.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 280 mijë erosh në prerje të ndryshme, 500, 200 e 100. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe lastrat e prodhimit të eurove false që kapin vlerën rreth 1.2 milionë euro, shkruan Shqiptarja.

Personi i arrestuar është shtetasi kamerunas i identifikuar si Joshua Ngankam i cili vinte nga Parisi dhe ka kaluar tranzit në aeroportin e Stambollit.

Policia e prokuroria po heton një rrjet që merret me falsifikimin e eurove. Bëhet fjalë për para me solucion të pagrabitshme që përdoren për operacione të paligjshme të sofistikuara.

Kjo është hera e dytë e kamerunasit në Shqipëri, ndërsa herën e parë ai ka qenë para rreth dy muajsh. Në hetim janë përfshirë edhe autoritetet franceze.