Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar njohjen e njëanshme nga Rusia të rajoneve të Ukrainës Lindore, përkatësisht Donetskut dhe Luhanskut.
Meta e quan akt unilateral dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar e marrëveshjes së Minskut.
Presidenti thekson se njohja minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”-shkruan Meta.