Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme: Kush do të udhëtojë drejt Holandës, pas 25 shkurtit nuk ka detyrim të vetëkarantinohet


Holanda ka lehtësuar masat anti-Covid për të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë shtet.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se pas datës 25 shkurt, të gjithë ata që duan të hyjnë në Holandë nuk janë më të detyruar që të vetëkarantinohen. Megjiithatë sipas njoftimit, ata duhet të paraqesin cerifikatën e vaksinimit dhe rezultatin negativ të testit për koronavirusin.

 “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

  1. Certifikatën e vaksinimit,
    si dhe
  2. Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).
  3. Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.