Partia Demokratike akuzon Kuvendin se ka shkelur Kushtetutën lidhur me procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, në një njoftim për mediet bën me dije se PD do të ankimojë vendimin e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.
“Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në ‘short” u hodh vetëm një kandidat!
PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.”– shkruan Bardhi.