Anëtarët e Partisë Socialiste në komisionin parlamentar për inceneratorët kanë kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e komisionit, Jorida Tabakun.
Sipas anetarës së PS-së në këtë komision, Ermonela Felaj, Tabaku ka zhvilluar takim me kreun e SPAK-ut Arben Kraja pa qenë e mnadatuar për këtë gjë nga komisioni.
Tabaku tha gjatë mbledhjes së komisionit se po vendoset një presion pozitiv ndaj SPAK-ut për të vepruar sa më shpejt.
“Transparenca po vendos një presion pozitiv mbi SPAK për të vepruar sa më shpejt, sepse provat dhe faktet për abuzimet janë të qarta. Besoj se deri në fund të këtij procesi, të paktën në emër të PD, do e bëjmë këtë detyrë me integritet.” – tha Tabaku.
Ndërsa socialistja Felaj tha se veprimi i Tabakut është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo është kallëuar në SPAK.
“Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni, pa qenë e mandatuar nga ky komision. Ndaj, veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin, që ju detyrojnë juve të mos ndërmerrni asnjë tagër që nuk ua jep ky komision. Për këtë arsye, ne anëtarët e mazhorancës në këtë komision kemi vendosur të drejtojmë një kallëzim penal në SPAK për Jorida Tabakun, për dy vepra penale, për ushtrimin e ndikimin e paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë veprime publike, dhe shpërdorim detyre. Ky veprim është kryer me dashje dhe me qëllimin për të fituar kredo politike nga Tabaku. Sipas deklarimeve publike të së kallëzuarës, rezulton ta ketë nxitur SPAK-un të veprojë sipas partisë që ajo disponon.” – tha Felaj.