Vendosni fjalën kyçe....

Simboli i pazakontë në përkujtimoren për 20 shkurtin shkakton habi e debat në rrjetet sociale


Ditën e djeshme ish-kryeministri B erisha mbajti një fjalë përshëndetëse në Qytetin Studenti kushtuar 20 shkurtit 1991, ditës kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.

Në sfondin pas tij dhe gjithë të tjerëve që folën ra në sy një hollësi e pazakontë. Aty shihen duar të ngritura lart me tre gishtat e hapura.

Duke qenë se veprimtaria bëhej në nderim të 20 shkurtit 2021, simboli i asaj kohe por edhe i mëvonshëm i PD-së kanë qenë dy gishtat e ngritur lart dhe jo tre.

Nuk dihet se nga ka dalë grafika që qëndronte në Qytetin Studenti por ajo që paraqitet nuk ka lidhje me simbolin e njohur e ka shkaktuar jo pak habi e debat në rrjetet sociale.