Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar mesazhin e shpërndarë për personelin e Qendrës Spitalore Universitare ku thuhet se deri në fund të shkurt të referohen vetëm analiza urgjente.
Shehu shkruan se mos ofrimi i plotë i analizave laboratorike vjen si pasojë e PPP-ve dhe sepse janë harxhuar paratë.
Skandal, QSUT pa analiza deri në muajin Mars!
Si pasoje e PPP-ve, ne qendrën me te madhe spitalore-universitare të Shqipërisë nuk do të ofrohen egzaminime laboratorike, përveçse atyre te natyrës urgjente, sepse janë harxhuar paratë!
“Ky është një skandal i vërtetë, pasoje e atyre PPP të laboratorëve, një nga më shkatërruesit e sistemit tonë spitalor.
E kam theksuar që prej fillimit të artikulimit të kësaj iniciative “partneriteti publik-privat“, që kështu po shkohet drejt kolapsit e keq funksionimit të thellë të spitaleve tona jo vetëm në nivelin laboratorik, veçanërisht të qendrave universitare.
Laboratorët janë një nga sektorët thelbësore të spitaleve, ato nuk janë as lavanderitë e as kuzhina, janë sektor klinike, shkencore, didaktike e rrezatues për QSUT në të gjithë Shqipërinë.
Ndarja e tyre ne PPP thërrmon tërësinë funksionale të spitalit.
Aq më keq akoma, të çon në të tilla situata si kjo e fundit.
Dhe të tilla gjendje u komunikohen shërbimeve klinike me një Ëhats ap të pa përgjegjshëm!
Veprime të tilla nuk ndodhin në asnjë vend të botës me shërbimin publik.
Dhe ai që e pëson në fakt është pacienti, që ose do të paguaj për të bërëë analizat te privati, ose nuk do t’i nënshtrohet atyre duke dëmtuar kështu rëndë shendetin e tij dhe pse jo, duke rrezikuar seriozisht dhe jetën”-shkruan Shehu.