Dhjetëra fermerë të Përmetit kanë zhvilluar sot një protestë para bashkisë duke kërkuar subvencionimin e bujqësisë dhe uljen e çmimit të naftës e të imputeve bujqësore.
Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: ‘Subvencione-Gënjeshtra’, ‘Mos u tallni me fshatin’, ‘Ulni çmimin e naftës’ e ‘Na e hoqët përsheshin me qumësht’, shkruan Shqiptarja.
Protesta e tyre vjen pas protestave të ngjashme nga fermerët e Lushnjës, Fier e Beratit ditët e fundit.