Ka degjeneruar në akuza personale dëshmia e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj në komisionin parlamentar për inceneratorët.
Teksa Veliaj iu drejtua Tabakut duke i thënë herë pas here se e kishte mundur në gjykatë për shpifje çdo herë, ajo iu kthye duke i thënë kryebashakiakut të Tiranës se po gënjente në komision duke u sjellë si llaxore.
“Mos bëj si llaxore në komision, nuk është në nderin tuaj. Z. Veliaj pse gënjyet për përgjegjësitë tuaja në lidhje me kontratën e koncsionarit. Është e pandershme kjo që po bëni të gënjeni në këtë komision.” – tha Tabaku.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj iu drejtua se ndryshe nga ai që ka marrë mendimi e Këshillit Bashkiak, ish-kryebashkiaku Basha i ka marrë vetë vendimet, personalisht për çështje e menaxhimit të mbetjeve.
“Lul Basha i merrte pa këshillin bashkiak. Në vendimin në vitin 2013 Lul Basha thotë vendosa, dmth vendosa ai. Për çdo gjë do të të mud në gjykatë siç të kam mundur përherë. Të nxorri gjykata shpifës për ‘Sami Frashërin’. Kontraktori i ‘Sami Frashërit’ është kontraktori i vilë suaj.” – tha Veliaj.