Vendosni fjalën kyçe....

Fusnin sende të paligjshme në qeli, merren nën hetim 5 gardianë të burgut të Drenovës dhe një i dënuar


Pesë policë burgu janë vënë nën hetim, kjo pasi ata akuzohen se kanë futur sende të ndaluara në ambientet e burgut të Drenovës.  

Në bashkëpunim me policët dyshohet se vepronte edhe një i dënuar, i cili gjithashtu është marrë nën hetim.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve vijon hetimet për zbulimin e punonjësve të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë:

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve procedurale për shtetasit:

1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

 3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;

6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.