Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Supervizori nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen shkon në burg


Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk ka dijeni që kontratat për ndërtimin e djegësve të kenë pasur problem serioz.

Ai theksoi se supervizori ka përgjegjësi ligjore nëse aprovon fatura që nuk përputhen. Në rastin e inceneratorëve pronarët ndërtues kanë vendosur vetë për supervizorët.

Por Gjiknuri vijoi deklaratën e tij se në dijeninë e tij nuk ka prova që supervizori të ketë shkelur ligjin.

Unë nuk di të ketë dalë një problem serioz lidhur me kontratat. Ju keni ngritur dyshime në lidhje me korrupsionin që pritet si do të dalë e vërteta. Inceneratori i Elbasanit është dorëzuar në kohë, ndërsa ai i Fierit ka pasur vonesa, mbase edhe pandemia mund të ketë ndikuar. Tirana është në zbatim e sipër. Me aq sa kam parë dhe informacionet që kam marrë, vlerësoj që edhe në Tiranë ka pasur ecuri të punimeve.  Unë nuk jam këtu për të dhënë opinione, çdo njeri e sheh të bukurën në mënyrën e tij, unë nuk shoh probleme serioze në zbatim. Duhet të kuptoni që supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen, supervizori shkon në burg. nëse ka prova të tilla, le të shikohet edhe kjo, por në dijeninë time nuk di të ketë të tilla.”, tha Gjiknuri.