Vendosni fjalën kyçe....

Italia lehtëson masat kundër Covid, nga 1 marsi udhëtohet pa karantinë


Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-covid dhe të parat që preken janë udhëtimet.

Nga 1 marsi udhëtarët mund të hyjnë në Itali pa pasur nevojë të karantinohen. Gjithashtu ata që kanë një pasaportë të gjelbër nuk duhet të kenë test anti-covid ndërsa ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi lejohen të udhëtojnë vetëm me test anti-covid.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje/daljet nga vendi.

Duke filluar nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.

Të gjithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19”-njofton MEPJ.