Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PD-së në Durrës publikon videon: Mjaftuan 2 orë shi dhe qyteti u përmbyt


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, ka publikuar një video nga qyteti i tij, rrugët e të cilit shihen të përmbytura nga uji.

Hoti shkruan se pas vetëm dy orësh shi, Durrësi u përmbyt pasi sipas tij është lënë në mëshirë të fatit për 21 vjet. Ai thotë se ka një plan konkret si t’u japë drejtim punëve që nuk u kryen kurrë nga socialistët në këtë qytet.

“Sot pasi ra vetëm dy orë shi, Durrësi u përmbyt.

Jemi në lagjen 18 të Durrësit dhe shikoni pamjet e filmuara këtë të martë. Drejtuesit e mjeteve në vështirësi, kalimtarët po ashtu.

Ky është Durrësi që Sako-Dako e kanë lënë në mëshirë të fatit dhe me arrogancën e tyre thonë se po punojnë shumë, madje dalin dhe kërkojnë vota me fotot me ‘Photoshop’.

Kur nuk i rregulluan këto rrugë qyteti për 21 vjet për durrsakët, si do ta bëjnë për 1 vit?

Ne kemi një plan konkret si t’u japim drejtim punëve që nuk u kryen kurrë nga socialistët.

Ky do të jetë ndryshim i vërtetë që do t’i kthejë normalitetin dhe krenarinë qytetit tonë.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Voto Partia Demokratike

Voto Luan Hoti

Voto Nr.3”– shkruan Hoti krahas videos.