Vendosni fjalën kyçe....

Kina reagon ndaj njohjes ruse të republikave separatiste të Donbasit


Kina ka shprehur ‘shqetësim’ se si po zhvillohet situata në Ukrainë, pasi Rusia njoftoi njohjen e republikave separatiste të Donetsk e Lugansk.

Duke folur me homologun e tij amerikan Blinken në një telefonatë të martën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se ndryshimet e fundit lidhen me dështimin e vazhdueshëm për të zbatuar ‘Marrëveshjen e Minskut’ të vitit 2015, e cila siguroi një udhërrëfyes për riintegrimin paqësor të rajoneve separatiste të Donbasit në Ukrainë.

Të hënën, Rusia njohu dy republikat e vetëshpallura si entitete të pavarura. Moska tha se kundërshtimi i Kievit për të përmbushur detyrimet e tij sipas ‘Protokollit të Minskut’ dhe kundërshtimi i tij i dukshëm për të kërkuar një zgjidhje të negociuar me rajonet e saj rebele e justifikuan masën.

Teksa i njohu republikat e shkëputura si kombe sovrane, presidenti Vladimir Putin urdhëroi që trupat ruse të dislokoheshin në territore për t’i mbrojtur ato kundër veprimeve të mundshme ushtarake nga forcat ukrainase.