Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kishte radhën sot për të dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Gjatë mbledhjes, Veliaj ka kërkuar që të thirret për të dëshmuar edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili dyshohet gjithashtu të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorëve.
Veliaj tha se Dervishaj është supervizori që duhet të japë llogari se ku i çon lekët.
“Drejtoresha ka bërë gabim se ligji njeh instrumentin që quhet supervizor, s’mund të thotë drejtoresha e ka lali lejen, se paguhet dikush të merret me këtë punë. Supervizori i kësaj pune quhet Arben Dervishi ky që u bë shumë i famshëm që vidhte votat e FSHF.
Tani që gara e FSHF është pezulluar ka kohë të përgjigjet për dherat për bulonat për taksat pra është supervizori nuk jam unë tekniku i lavatrices.
Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë. Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me çdo dado e vidë, ftojeni, i lirë është, s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF-së.
Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit?
A dmth ti që qenke i Dukës e të mbron partia po ta shkelim syrin? Të gjithë të tjerët do vijnë? Do vijë vetëm Erioni ? Jo katër të tjerët që i ka pasur partia jonë? Me dy standarte mua këtë lojë mos ma bëni. Meqë supervizorin e keni të bllokuar nga gjykata që të bëjë vjedhjet të FSHF pushim e keni thirreni nesër thuajini “shoku mbarove me vjedhjet e zgjedhjeve atje trego pak mos ke vjedh edhe lekët e supervizorit se po përgjigjet kryetari i Bashkisë si me qenë teknik lavatriçe’.
Paguhet për këtë punë, të vijë këtu si burrat e mos shkojë koteceve atje të vjedhë votat e FSHF-së”- tha Veliaj.