Vendosni fjalën kyçe....

Pallati shtatë katësh në Sarandë, arrestohet kryeinspektorja e IKMT-së


Kryeinspektorja e IKMT-së në Sarandë është arrestuar lidhur me një pallat shatë katësh në ndërtim në Sarandë, i cili është sekuestruar me urdhër të prokurorisë.

Në pranga ka përfunduar 31-vjeçarja R.P. me detyrë kryeinspektore e IKMT-së në Sarandë, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i godinës në ndërtim, 66-vjeçari me iniciale P.P.

Njoftimi

Finalizohet me sukses operacioni policor “HESHTJA”.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, pallat 7-katësh.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë, për shpërdorim detyre. Shpallet në kërkim pronari i objektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”,  në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

– R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm”.